Prezantimi i programit Manifesta 14-të

06 Prill 2022
SHARE

Ftoheni të jeni prezent në prezantimin e programit:
“ka rëndësi se çfarë botësh bota botëron: si të tregojmë histori ndryshe" - Manifesta 14-të


Këtë të ejte, me datë 07.04.2022 në ora 13:00 / Amfiteatri i Fakultetit të Arteve do mbahet prezantimi nga departamenti i produksionit të Manifesta 14, ku prezent do të jenë: Carlo Coppola & Dren Maliqi. Të cilët do të prezantojnë punët dhe projektet e disa nga artistët pjesmarrës në Manifesta 14—Prishtina.

Ftoheni që të jeni prezent të gjithë në Amfiteatrin e Fakultetit të Arteve. Ligjëratën do ta koordinojmë dhe monitorojmë së bashku me prof. Mehmet Behluli

Ejani dhe bashkohuni me anëtarët e e kipit të Manifesta 14, për të patur një prezantim personal të programit, hapësirave dhe artistëve të edicionit të këtij viti. Është hera e parë që kjo bienale vendoset në një qytet të Ballkanit perendimor, e Manifesta 14 do të prezantoj një program të gjërë në 22 hapësira në Prishtinë, duke ekspozuar më shumë se 150 pjesmarrës, artistë e urbanistë nga e gjithë bota. E ju mund të ndihmoni që kjo të ndodhë.

ARDHJA OBLIGATIVE!

Me shume rreth Manifesta:
Manifesta, Bienalja Evropiane Nomadike, ndryshon vendin çdo dy vjet. E themeluar në fillim të viteve 1990, Manifesta rimendon lidhjen midis kulturës dhe shoqërisë civile, duke hulumtuar dhe nxitur ndryshime pozitive shoqërore përmes kulturës bashkëkohore në dialog të ngushtë me sferën shoqërore të qytetit mikpritës dhe komuniteteve të tij. Manifesta vazhdimisht ka befasuar me zgjedhjen e vendeve mikpritëse, të cilat pasqyrojnë ADN-në gjithnjë e në ndryshim të Evropës për të hedhur dritë mbi një bote që përcaktohet nga ndryshimi i imperativave etike dhe estetike. Manifesta, si një ngjarje që përsëritet, është shëndërruar vetë në një instrument shumë – shtresor dhe gjithëpërfshirës të projekteve të angazhimit qytetar. Në vitin 2022, Manifesta 14 Prishtina do të mbahet në Prishtinë, Kosovë. Manifesta 14 Prishtina synon të mbështetë qytetarët e Kosovës në ambiciet e tyre për të rikthyer hapësirat publike dhe për të rimenduar të ardhmen e kryeqytetit të tyre si një metropol me mendje të hapur në Ballkan dhe në Evropë përmes zhvillimit të një institucioni të ri kulturor për Kosovën dhe rajonin e saj.

Manifesta PRISHTINA 14

https://manifesta14.org
FB:@ManifestaBiennial
IG: @ManifestaBiennial
TW: @ManifestaDotOrg
https://manifesta14.org/newsletter/