NO MADE BIENNALE

13 Tetor 2023
SHARE

Në kuadër të programit të Galerisë së Fakultetit të Arteve pranë Universitetit të Prishtinës u hap ekspozita kolektive “NO MADE BIENNALE”. Në këtë ekspozitë u prezantuan vepra të mediumeve të ndryshme përfshirë videoinstalacione, skulptura, readymade objekte, piktura, instalacione dhe performansa të realizuara nga 25 artistë përfshirë edhe profesorë e studentë të cilët vijnë nga shtete anë e kënd botës si: Kili, Ekuadori, Peruja, Mali i Zi, Argjentina, Suedia, Kolumbia, Polonia, Spanja, Gjermania dhe Kosova. Ekspozita është kuruar nga Victor Hugo Bravo, Fernando Hierro, Hernan Pacurico dhe është realizuar nën përkujdesjen e Prof. Ismet Jonuzit.

Ekspozita u hap nga Rektori Prof. Dr. Qerim Qerimi dhe Dekanit Prof. Dr. Hazir Haziri. Me këtë rast Rektori përgëzoj pjesëmarësit për veprat e tyre dhe Fakultetin e Arteve për organizimin e shklqyer duke shprehur gjithëmon gadishmërinë e tij dhe të universitetit për mbështetje në rast të aktiviteteve të tilla.

Përderisa Dekani theksoi se në vazhdën e aktiviteteve të shumta artistike të këtij fakulteti, edhe kjo ekspozitë synon ti ballafaqojë artistët bashkëkohor ndërkombëtar me ata vendor, ai poashtu falenderojë artistët pjesëmarrës duke e shpallur të hapur ekspozitën.