Masterklase Shkodran Osmanaj Kontrabas

28 Prill 2023
SHARE

Në Fakultetin e Arteve – Departamenti i Artit Muzikor, javën e kaluar për katër ditë me radhë është realizuar masterklasë nga kontrabasisti Shkodran Osmanaj.

Shkodran Osmanaj ka mbaruar studimet bachelor në po të njejtin institucion nën udhëheqjen  e prof. Fraim Gashi, duke i vazhduar ato në Universitetin e Bernit – Master në performim, në Universitetin e Luzernit - Orchestra Master dhe Universitetin e Mannheimit - solist.

Aktualisht jeton në Zvicërr dhe është anëtar dhe bashkëpunëtor në orkestra të ndryshme si  Swiss Orchestra, Bern Symphony Orchestra, Opera Zurich, Swiss Romande, Camerata Bern etj