Ekspozita e Profesorëve të Fakultetit të Arteve

27 Nëntor 2025
SHARE

Ekspozita e Profesorëve të Fakultetit të Arteve

Fakulteti i Arteve i Universitetit të Prishtinës ka kënaqësinë dhe nderin të ju ftoj në hapjen solemne të Ekspozitës së Profesorëve, e cila organizohet në kuadër të shënimit të 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit, një nga datat më të rëndësishme të historisë, identitetit dhe kulturës sonë kombëtare.

Data: 28 nëntor 2025

Ora: 19:00

Galeria e Fakultetit të Arteve, Universiteti i Prishtinës

Kjo ekspozitë paraqet krijimtarinë e profesorëve të Fakultetit të Arteve nga të gjitha disiplinat, duke sjellë vepra që reflektojnë traditën artistike, zhvillimin bashkëkohor dhe angazhimin e vazhdueshëm në promovimin e artit në vend.

Ftojmë studentët, stafin akademik, komunitetin artistik dhe të gjithë dashamirësit e artit të jenë pjesë e hapjes solemne të kësaj mbrëmjeje të veçantë, ku arti takon vlerat kombëtare dhe frymën festive të 28 Nëntorit.

 

Katalogu Ekspozita e Profesorëve të Fakultetit të Arteve

 

Jeni të mirëpritur!

Galeria e Fakultetit të Arteve